Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar rëndë ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahirin, lidhur me kapjen e 510 kilogramëve me drogë nga policia italiane në Lecce.
Tahiri pati deklaruar më herët në një deklaratë për media, se policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare, sekuestruan plot 510 kilogramë drogë në Lecce, por sipas Berishës pala shqiptare nuk përmendet askund në mediat italiane.
Shkrimi i plotë i Berishës:
“Nje mashtrim i neveritshem dhe i paskrupull i Saje qorrit qe pergenjeshtrohet nga autoritetet italiane, Guardia di Finanza! sb
Te dashur miq, ne lumin e droges qe vershon cdo dite drejt Italise nga Shqiperia, sot autoritetet italiane te Lecces kapen 510 kg. Lidhur me kete Saje qorri mashtron shqiptaret me nje komunikate, ne te cilen thuhet se: “Finalizohet nje operacion tjeter i perbashket mes policise se shtetit dhe policise italiane, GDF sekuestrohen rreth 510 kg marijuane”.
Nderkohe lajmet zyrtare italiane nuk i referohen ne asnje fjale policise shqiptare, perkundrazi thone se skafi me droge u diktua ne det nga helikopteri i patrulles se policise italiane. Ky eshte mashtrimi i radhes i Saje qorrit qe nuk skuqet as nuk zverdhet nga turpet e tij.”
Sakaq, Berisha ka publikuar edhe një foto ku ka bashkëngjitur njoftimin e Tahirit dhe atë të mediave italiane.