Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar sekretarin e Ministrisë së Arsimit se po bën presion mbi rektorët e universiteteve për hir të fushatës elektorale.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha i bën thirrje ministres së re teknike Mirela Karabina, që ta shkarkojë menjëherë nga detyra sekretarin Plarent Ndreca.
“I bej thirrje ministres te shkarkoje menjehere nga detyra dhe te çoje per ndjekje penale mafiozin Ndreca, famoz per afera te medha korruptive.
I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet ndaj tij per kete çeshtje dhe aferat e tij korruptive, te denoncuara nga KLKSH.”, shkruan Berisha.
POSTIMI I BERISHËS
Kjo eshte autonomia e Universiteteve ne Narko-republiken e Norieges!
Sekretari i pergjithshem i mafies se Ministrise se ndrikull Viles, ben presion kriminal mbi rektoret e Universiteteve!
Pedagogu dixhital denoncon:
Edvin Kristaq Ramen, qe parosit Plarent Ndercen, sekretarin e pergjithshem te mafies se Ministrise se Ndrikull Viles, te nxjerrin me çdo kusht dhe ne kundershtim me ligjin, mikun e Rames, Arben Gjaten rektor te mjeksise!
Rektoret nuk pranuan te shkelin ligjin ndaj dhe mbledhja u shty.
I bej thirrje ministres te shkarkoje menjehere nga detyra dhe te çoje per ndjekje penale mafiozin Ndreca, famoz per afera te medha korruptive.
I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet ndaj tij per kete çeshtje dhe aferat e tij korruptive, te denoncuara nga KLKSH.
Me poshte keni denocimin e pedagogut dixhital! sb
“08/06/2017, 11:44:51: Doktor ju përshëndes. Ndaj me ju shqetësimin që ndërkohë që Ministresha e re e Arsimit po merret me mbikqyrjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e përfshirjes së mësuesve, Plarent Ndreca po bën fushatë i pari në atë ministri.
Dje dhe sot ky njeri me urdhër të Edi Ramës ka marrë dhe kontaktuar çdo rektor të universiteteve publike dhe private që në mbledhjen e sotme të Konferencës së Rektorëve ata të zgjedhin njeriun e tyre, socialistin e thekur Rektor të Mjeksisë Tiranë Arben Gjata.
Universitetet private janë nxehur me këtë njeri i cili është një kamikaz që nuk kandidoi dot në fushatë sepse është në ndjekje penale nga prokuroria.
Mbledhja e konferencës së rektorëve po kalon në një tension të madh për shkak të presioneve politike dhe banditeske të Plarent Ndrecës ky Arben Gjata është ai doktori që i rregullon vizitat e natës në QSUT Edi Ramës që të ngjajnë si të papritura për të reklamuar pseudoreformat në shëndetësi e shtynë mbledhjen sepse universitetet private nuk pranuan të shqyrtojnë kandidaturën e tij dhe propozimin që vota e universiteteve publike të ketë mbivlerë nga ato të privatit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post