Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në mbështetje të kreut të PD, Sali Berisha, i cili pas paraqitjes në SPAK u shpreh se kjo strukturë nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.
Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi akuzoi SPAK-un se është kthyer në një mjet shantazhi dhe linçimi politik.
“Nëse e them tani se duhet shkrirë SPAK, do thonë se e them për problemet e mia. Por çdo instrument ligjor, për të cilin kemi votuar me qëllimin për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi, e ka dështuar misionin e tij,” u shpreh Kryemadhi.
“Nëse e them tani se duhet shkrirë SPAK do thonë se e thotë nga problemet e veta. Cdo instrument ligjor për të cilin kemi votuar për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi e ka dështuar misionin e vendosjes së drejtësisë. SPAK nuk është krijuar për luftë politike”, u shpreh Kryemadhi.