E quajmë revolucion këtë protestë sepse çmonton një rend. Cili është sistemi i vendosur në këto katër vite nga Edi Rama? Çdo faqe e tij nxin më shumë. Katër vjet më parë, ai dha premtimet më të padëgjuara ndonjëherë në një vend të lirë. U premtoi shëndetësinë falas, sot paguajnë 40% më shumë për të marrë shërbimin shëndetësor.
Iu premtoi heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, sot i marrin më shtrenjtë se 4 vite më parë. Premtoi vende pune, por përzuri nga Shqipëria 200 mijë shqiptarë, ekstradoi në kampet e Europës. Premtoi reformë në energjitikë, sot paguajnë së paku 25% më shtrenjtë.
Premtoi rrogën e 13-të, por ua uli ato. Siç bëri me pensionistët. Premtoi ndërtim të rrugëve, por nuk ka ndërtuar 1 km rrugë. U premtoi fermerëve se do merrnin naftën më lirë se më parë, por sot ata marrin naftën 500 lekë më shtrenjtë se ata gjermanë dhe italianë.
Iu pyes juve, a është e zezë faqja e tij për mashtrimet që bëri? Gjatë 11 viteve kryetar bashkie i takonte me ligj mbrojtja nga Garda e Republikës, por nuk mbrohej nga Garda, por nga bandat. Kjo qeveri si kub, me çdo faqe të zezë.
Pyesim çdo shqiptar, Lushnja ishte më mirë kur qeveriste Aldo Bare? Veriu ishte më mirë kur ligjin e bënte Nehat Kulla? Ishte më i qetë Durrësi kur ligjin e bënte Lul Berisha? U arrestuan këto banda, u bë vendi më i sigurtë, u anëtarësua në NATO. Por çfarë bëri Edi Rama? Liroi një nga një të gjitha këto banda sepse është skllav i tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post