Pas reagimeve të Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama mbi raportin e publikuar ditën e sotme lidhur me lirinë e mediave, e cili e zbriste në 7 vende Shqipërinë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar këtë raport.
Berisha shprehet se përmbajtja e Raportit të Repertereve pa Kufij, është një arsye më shumë për mos hapjen e negociatave në qershor.
Ai komenton shkakun e kësaj rënie duke etiketuar qëndrimin agresiv sipas tij, të kryeministrit Rama ndaj medias që i cilëson gazetarët plehra dhe kazan.
Reagimi i plotë:
Ja nje arsye tjeter per mos hapjen e negociatave!
Shqiperia bie edhe 7 vende me poshte ne treguesin e lirise se mediave.
Raporti i Repertereve pa Kufij shkruan se Shqiperia pati gjate vitit 2018 perkeqesim te ndjeshem te lirise se mediave, ajo zbriti me 7 vende krahasuar me 1 vit me pare dhe gjendet 7 vende mbrapa Kosoves ne raport me lirine e tyre.
Ky perkeqesim sipas raportit ka si shkak kryesor qendrimin agresiv te Rames ndaj mediave qe i cileson gazetaret plehra, kazane etj. Perkeqesimi i lirise se mediave eshte nje nga shkaqet e refuzimit edhe kete vit nga vendet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)