Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkrimin e mediave gjermane, lidhur me drogën në Shqipëri. Këtë shkrim Berisha e komenton duke thënë se në Europë ka shpërthyer “Vullkani i krimit të drogës” në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për sasitë e mëdha të mbjella të lëndëve narkotike.
“Shperthen ne Europe vullkani i krimit te droges qe mbolli Noriega ne Shqiperi!
Te dashur miq, dy nga mediat me kryesore gjermane, gazeta FAZ dhe Televizioni ARD ne nje reportazh nga Shqiperia pohojne se vendi yne sipas Europolit eshte vendi kryesor, me distance nga vendet e tjera, i prodhimit te kanabisit, dhe se Rama per te fituar zgjedhjet mbushi vendin me droge.
Sipas tyre Rama nuk eshte serioz ne luften kunder kanabisit, ai merret me peshqit e vegjel por jo boset e lidhur me politiken si Klement Balili etj. Ne kete reportazh thuhet se: kriminaliteti shqiptar ne Gjermani eshte rritur me 85% dhe se”Lidhjet e politikës me krimin ekzistojnë, dhe se pavarësisht thënieve të Kryeministrit për luftë të ashpër ndaj kanabisit dhe deklaratës se ky do të jetë viti i fundit i kanabisit, sasia e marijuanës shqiptare që kalon për në Evropë nuk është ulur.”, shkruan Berisha. (D.D/Shuplaka)