Në një rezolutë emergjente të miratuar dje, Partia Popullore Europiane (PPE) i kërkoi Bashkimit Europian, OSBE-së, KiE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar keqpërdorimin e pushtetit shtetëror, blerjen e votës dhe manipulimin zgjedhor në Shqipëri. PPE i bëri thirrje autoriteteve të hetimin të krimeve zgjedhore dhe të sigurojnë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë.
Rezoluta nënvizon edhe nevojën për vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë dhe përpjekje të mëtejshme për të mbajtur të përgjegjshëm liderët e Shqipërisë, veçanërisht Edi Ramën, i cili është konsideruar një “delja e zezë” e Europës në lidhje me proceset zgjedhore dhe përdorimin e drogës.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.
Blerjen e votës.
Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor.
Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë.
E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.
Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore.
PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë.
Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.
Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.
Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.
Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën.
De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës.
Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian.
Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve.
I nxirë siç është.