Dita e somte ka nisur me debate në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet për raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017.
Ish-kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka bërë pyetje Bujar Lesakajt, se ku kanë shkuar 1.2 milonë euro të shqiptarëve.“1.2 miliardë euro u janë vjedhur shqiptarëve me koncesione, më tendera. Kjo nuk është e dhënë e imja, apo e opozitës, por e dhënë e institucionit qëndror. Pyet kryehajdutin, Ramën për këtë”, tha Berisha.
Nga ana tjetër Leskaj i përgjigjet: ”Ne e kemi bërë punën tonë audituese, ne nuk mund të tejkalojmë detyrën tone, dhe nuk më takon mua që të bëj politikë.”
(E.V/Faxweb.al)