16:54 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Kur ia dolëm të marrim 600 mijë vota në vitin 2023, në këto zgjedhje do jemi forcë politike e një fitoreje të thellë

17:35 | 14/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Kur ia dolëm të marrim 600 mijë vota në vitin 2023, në këto zgjedhje do jemi forcë politike e një fitoreje të thellë

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha zhvilloI një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Berisha tha se : Kur ia dolëm të marrim 600 mijë vota në vitin 2023, në këto zgjedhje do jemi forcë politike e një fitoreje të thellë

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt ju këtu, por dhe të gjithë këshilltarëve të PD-së, qeveritarëve vendorë të saj, zgjedhësve, atyre që u kanë votuar ju dhe t’ju uroj nga zemra një vit plot të mira, shëndet dhe fitore me 11 majin që vjen.
Si fibra institucionale e pushtetit, krahas parlamentit, këshilltarët dhe qeveritarët tanë vendorë janë institucione jashtëzakonisht të rëndësishme të opozitës dhe PD-së.
Me zgjedhjen tuaj si drejtues të qeverive vendore dhe këshilltarë, u shënua një hap i madh në dy aspekte.
PD korrigjoi atë gabim fatal që bëri me zgjedhjet lokale të vitit 2019, por nga ana tjetër PD faktoi apo realizoi të paimagjinueshmen.
Në ç’kuptim? Në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale. Në zgjedhjet e 14 majit 2023 ne hymë në zgjedhje pa vulë, pa flamur, pa emrin e kryetarit në fletë votimi, pa asnjë qindarkë financim. Pa përfaqësues tanë në gjysmën e komisioneve të numërimit.
Dhe ne si opozitë morëm 600 mijë vota, qindra mijëra këshilltarë. Fituam dhe disa nga bashkitë e vendit.
Pra, zgjedhjet që ishin parashikuar të ishin eliminimi përfundimtar i opozitës si faktor elektoral, në fakt shqiptarët provuan të kundërtën.
E vështirë shumë, pavarësisht nga propaganda mashtruese e qeverisë, por unë u them ju se është shumë e vështirë të gjesh një rast të tillë në histori, ku një forcë politike, e privuar nga të gjitha këto, të arrijë një rezultat që arritëm ne me 14 maj.
Në një kohë kur narkoqeveria përdori çdo lloj mekanizmi, përdori shteti elektoral kriminal dhe bandat e tij, përdori propagandën mashtruese, të gjitha këto, por mbi 600 mijë votues shqiptarë votuan kundër saj.
Pse ndalem në këtë analizë?
Ndalem në këtë analizë më së pari për të shprehur bindjen time më të thellë se sot forca politike, e cila në ato kushte, shto edhe izolimin më të thellë, më të pamerituar, ia doli të marrë 600 mijë vota nga shqiptarët, në këto zgjedhje do jetë forcë politike e një fitoreje të thellë. E një fitoreje të merituar.
Nuk kishte asgjë më të pamundshme se në kushtet e një diskriminimi total, e një terrori të vërtetë banditesk, e një shteti kriminal elektoral, e akteve më brutale, me listat, me bandat, me patronazhistët, me aktivistët, etj, të votoheshe nga 600 mijë shqiptarë.
Në historinë elektorale të këtij vendi ajo do mbetet habia elektorale e PD dhe opozitës.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Pas

Siguria në burgje dhe,programet rehabilituese, temë e diskutimit mes drejtorit Kkevis Qose dhe drejtorit te ICITAP Gregory Ducot

Para

Berisha: Ne e mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare! Kemi bërë opozitën më efiçente që është bërë ndonjëherë në këtë vend

Para
Berisha: Ne e mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare! Kemi bërë opozitën më efiçente që është bërë ndonjëherë në këtë vend

Berisha: Ne e mbrojtëm votën e shqiptarëve me 3 rezoluta ndërkombëtare! Kemi bërë opozitën më efiçente që është bërë ndonjëherë në këtë vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.