10:46 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha lë pas virozën gripale dhe rikthehet në “Tik Tok”, mesazhi për të rinjtë: Ju ftoj me guxim të merrni pjesë në…

14:02 | 11/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha lë pas virozën gripale dhe rikthehet në “Tik Tok”, mesazhi për të rinjtë: Ju ftoj me guxim të merrni pjesë në…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi la pas situatën virale të gripit i është rikthyer jetës aktive në politikë, ndërsa kësaj here ka zgjedhur t’u japë një mesazh të fortë dhe të qartë të rinjve përmes rrjetit social “Tik Tok” .

Ai fillimisht e nis me supergrabitjen në banesën e ish-zyrtares së lartë Alda Klosit, që sipas tij dëshmon fytyrën e vërtetë të korrupsionit të kësaj qeverie.

Më tej, Berisha, ndalet tek kryesfida siç e quan ai zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai kërkoi nga të rinjtë një pjesëmarrje më të gjerë, me qëllim që komunitetet tona të kenë kandidatët më përfaqësuese në bashkitë respektive.

Fjala e plotë në “Tik Tok”: 

Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok!  Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.

Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.

Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un.

Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!

Pas

Paralajmërimi i Bankës Botërore: Ekonomia globale mund të hyjë në recesion

Para

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Para
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani nis sulmet ndaj Izraelit, IDF thirrje qytetarëve: Hyni në vendstrehime!

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin mes tensioneve në rritje, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.