Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se beteja e Edi Ramës me rrjetet sociale është e humbur.
“Të dashur miq, Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër medieve sociale.
Domethënë problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarë, problemi i madh ishte Facebook-u i tyre me ët cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai nuk e duron dot.
Por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.
Ai do e humbasë këtë betejë,” shprehet Berisha.
© SYRI.net