20:20 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha mbledh kryesinë PD: Ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë, mos të ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës

22:00 | 25/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha mbledh kryesinë PD: Ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë, mos të ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës

Kreu i PD në mbledhjen e kryesisë bëri me dije se e mbajti këtë mbledhje në këtë orë sepse po vjen afati i dorëzimit të listave, e nga ana tjetër theksoi se fushatat vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Berisha ftoi të gjithë demokratët të marrin pjesë në këtë betejë edhe të mos ndjekin dy pengje të Edi Ramës , Lulzim Bravën dhe AliBashën, duke i cilësuar këto dy të fundit si pengje që janë mbajtur peng nga lidhje krimi.  Ai e cilësoi këtë moment si një moment historik për forcën e tyre politike ku të ngrihen e të firmosin rivendosjen e pluralizmit.

Ndër të tjera kreu i PD shtoi:

Berisha: “U thirr kjo mbledhje në këtë orë, sepse po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Ndërkohë fushata vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh, një entuiziazëm. Duam të falenderojmë qytetarët për reagimin e tyre të shkëlqyer ndaj fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Ka një start të shkëlqyer, start i cili e ka tmerruar kundërshtarin tonë, kundërshtar që vepron si me qenë në ilegalitet, klandestinitet, pa asnjë lloj transparente. Përdor gjatë edhe arrestime të kryebashkiakëve të vetë në mënyrë që ti disiplinojë. Pra, kjo e jona kontraston si dita me natën, me transparencën, përgjegjësinë. Në tërësi një frymë bashkimi e paparë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë demokratët, të cilët me ndjenjën e përgjegjësisë së madhe po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen. Janë të vendosur të vazhdojnë kontributet e tyre në PD-në, në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të bëjnë gjithçka në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe të bëjnë gjithçka për fundin e monizmit dhe për fitoren e primareve, kandidatëve të lirisë që paraqiten. Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.”

Pas

“Tërhiqem nga gara e të mbështes ty”, Indrit Hoxha për bastin që ka vendosur me kandidatin e Alibeajt për Vorën: Kushti ishte që…

Para

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Para
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.