Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qyetari, i cili i shkruan Berishës se “cilido që të ishte personi në makinë me Orest Sotën ai duhej të ishte ndaluar pasi ka konsumuar veprën penale.”
Sipas tij “Neni 301 te kodit penal thote: Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mesazhi tek Berisha:
Me lirimin e personit qe ndodhej ne makinen e Orest Sotes, policia kreu veper penale!
Juristi dixhital denoncon:
“Doktor cilido qe te ishte personi ne makine me Oresti Soten ai duhej te ishte ndaluar pasi ka konsumuar vepren penale.
Neni 301 te kodit penal thote:
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo
fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument
me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre vjet.
Faktikisht ai nuk u ndalua fare.Policia jo pa qellim e la te lire duke shkelur ligjin
Doktor ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare.”
(S.SH/Faxweb)