Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk do ta heqë padinë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kërkojnë të falur. Gjatë një interviste mbrëmjen e sotme, Berisha u shpreh se në të kaluarën ka pasur tentativa nga ana e tij që ai të tërhiqte padinë nga Gjykata, me kusht që edhe autorititete amerikane t’i hiqnin statusin ‘Non Gratën’.
“Unë do të vazhdoj të padis deri në ditën e fundit të jetës time. Nuk i ndahem fare, ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit. Po të cenoi në nder, ose të kërkon të falur, ose gjykata. Unë në gjykatë nuk tërhiqem. Ka pasur përpjekje për të më bindur mua, që tërhiq padinë dhe ta heqim [non gratën]. Jo mo jo nuk e heq unë. Nëse ti godet një mik për një mafie të poshtër si tipi i McGonigal, Edi Ramës e Soros me shokë, pastaj edhe unë të gjykoj,” tha Berisha.
Kujtojmë se më 19 maj 2021 Ambasada e SHBA-së në Shqipëri njoftoi vendimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, si person i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA për “veprimet korruptive dhe minim të demokracinë në Shqipëri”.
Sakaq, nga ana e tij, kryedemokrati i’u përgjigjë Blinken-it duke ngritur një padinë për shpifje përmes një ndër avokatëve më njohur, Jean-Yves Le Borgne, në gjykatën Korreksionale të Parisi, kjo pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.
Duke kundërshtuar këtë vendim, asokohe Berisha u shpreh se është “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.