Në mungesë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ka qenë ish-kryeministri Berisha ai që ka mbajtur fjalën e rastit te protesta e opozitës.
Pas vlerësimit pozitiv për kauzën e opozitës Berisha ka pasur edhe disa fjalë për Ramën, ku nuk ka munguar të komentojë as paraqitjen e djeshme të tij në emisionin e Eni Vasilit.
Ai ka thënë se shfaqja e Ramës ka qënë harbuterore përballë gazetares.
‘’Rama është bërë si diktatori i Panamasë. Ne jemi njerëz paqësor, por jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim regjimin demokratik. Prandaj jep dorëheqjen dhe hapi menjëherë rrugën qeveërisë teknike. Ti je njeri me procese psiqike, mos lejo që semundja jote të shndërrohet në dramë kombëtare. Tek të dëgjoja mbëmë të silleshe si harbut ndaj gazetares kishte një moment që paranoja jote doli jashtë kontrollit.
Çfarë do i thoshte Angela Merkel tha se ka zgjedhjet në shtator ajde bëjmë qeveri teknike. Ja ku shkon paranoja, Angela Merkel nuk e ka mbushur Gjermaninë me drogë, nuk e ka mbushur parlamentin me kriminelë, dhe nuk e ka emëruar burrin e saj drejtues në një bankë.
Duhet të jesh i sëmurë i pashpresë, nëqoftë se Gjermania do bëjë zgjedhje, Edi Rama mos mendo se do bësh zgjedhje. Ke djegur çdo shans. Shansi yt i vetëm është formimi i qeverisë teknike, qeveri e cila do përcaktojë të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve’’, është shprehur Berisha. (E.K/SHUPLAKA)