Në fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës ish-kryeministri Berisha nuk kurseu as vlerësimet për Lulzim Bashën.
Ai tha se në ndryshim nga Rama që është i kapur nga xhelatët e të shkuarës komunist, Basha është një lider i ri që do ta çojë vendin përpara.
‘’Edi Rama duhet ta dëgjosh mirë zërin e çadrës, çadra përfaqëson të ardhmen, ti përfaqëson të shkuarën më të zezë të shqiptarëve. PD-në çadrën dhe lëvizjen e udheheq një i ri i cili nuk i përket as gjeneratës sime dhe as gjeneratës tënde.
Ai do të ndërtojë një vend me vlera të vërteta europiane. Ndersa ti përfaqëeson xhelatët e shqiptarëve, përfaqëson skluptorin kriminel’’, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se Basha nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në protestë, pasi prej dy ditësh është nisur në një vizitë zyrtare në SHBA. (E.K/SHUPLAKA)