09:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit!

14:43 | 09/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi

 Ish-kryeministri Sali Berisha, prej gati një viti nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv nga SPAK dhe GJKKO, doli sot para mediave në konferencën e radhës që mban online nga banesa.

Ai foli për tematika të ndryshme, duke sulmuar përsëri reformën në drejtësi, Parlamentin, qeverinë dhe madje mazhorancën se ishte kundër Donald Trump, duke shpresuar se fitorja e manjatit në SHBA do jetë kthesë edhe për opozitën në Shqipëri.

Edhe pse grupi i partisë së tij u kthye në Kuvend, Sali Berisha tha se PD nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe do të vazhdojë aksionin e saj. Në parlament thotë Berisha – deputetët do të jenë gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025, siç e quajti “për të paraqitur alternativat tona për qytetarët dhe ndaluar e denoncuar vjedhjet” e qeverisë.

“Së pari nuk ka pasur absolutisht asnjë vendim për bojkotin e Parlamentit. Ka pasur vetëm një vendim për komisionet meqenëse u përjashtuan 24 vetë nga Parlamenti dhe kjo dëmtonte shumë mundësinë e punës në komisione. Por ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile dhe do të shkojmë në çdo seancë me mosbindje”, tha Berisha.

Më tej ai shpjegoi se PD shkon në Parlament edhe për çështjen e buxhetit.

“Ne kemi paraqitur para qytetarëve, pensionistëve, arsimtarëve, në tërësi kemi paraqitur alternativat tona, por druaj që pensionistët, qytetarët do të donin që këto t’i mbronim në parlament, t’ua përplasnim në sy në parlament, grabitqarëve, hajdutëve të parave publike dhe kjo është arsyeja se pse ne do të marrim pjesë në debatin parlamentar për buxhetin. Ata e kalojnë buxhetin edhe për 5 minuta dhe këtë duan. Ata duan që ju, të mos merrni asgjë vesh se si u vodh dhe si po vidheni”, u shpreh ai.

Dhe solli si fakt atë që e quajti si “katastrofë”, çështjen e skandalit të Onkologjikut dhe situatën e medikamenteve në spitale.

“Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera”, theksoi kreu i PD. Gjithashtu sulmoi dhe aludoi ndaj kryeministrit Edi Rama, se “ka nisur blerjen e votave në diasporës”, duke apeluar ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë që të denoncojnë.

“Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, tha ai. Berisha premtoi se PD ka alternativë dhe premtim se rroga minimale do jetë 500 euro dhe vendosja e minimumit jetik prej 200 euro me buxhetin e parë nëse vijnë në pushtet.

Ai nuk la pa iu përgjigjur edhe akuzave të ish-kryetarit Lulzim Basha. “Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës”, theksoi Berisha, duke bërë thirrje për mosbindje civile te qytetarët.

Etiketa: GJKKOSali BerishaSPAK
Pas

Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin

Para

Gjendet një granatë në një pallat në ndërtim në Tiranë, policia nis hetimet, rrethohet zona

Para
Gjendet një granatë në një pallat në ndërtim në Tiranë, policia nis hetimet, rrethohet zona

Gjendet një granatë në një pallat në ndërtim në Tiranë, policia nis hetimet, rrethohet zona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.