10:30 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

12:56 | 24/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu. Berisha u shpreh se PD nuk do njohë zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, kemi të bëjmë me një farsë të oragnizuar nga Rama dhe kartelet e drogës nëpër Shqipëri.

Kryedemokrati theksoi se narko-shteti do i certifikojë këtë farsë elektorale, por PD dhe koalicioni do vijojnë me publikimin e fakteve të reja se si bandat dhe kartelet e drogës bënë vota dhe nxorën deputetë të PS për Kuvendin e ri.

Berisha: Nuk ka dyshim që farsa, narko shteti do certifikojë farsën e tij. Nuk njohim zgjedhje dhe po paraqesim para shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të një farse më të shëmtuar që ka ndodhur në 34 vite.

Jeni dëshmitarët këtu zhvillohet një betejë mediatike e egër mes megafonëve të qeverisë të lidhur me krimin dhe me qeverinë, të cilët bëjnë gjithçka të dezinformojnë qytetarët shqiptarë, tu shesin farsën si proces të rregullt zgjedhor. Bëjnë gjithçka të censurojnë raportet e ndërkombëtarëve që denoncon, pikë për pikë shkeljen e 16 traktateve të dokumentave ndërkombëtare për zgjedhjet. Censuruan në mënyrë të paimagjinueshme kërkesën e prokurores së përgjithshme të SHBA, për luftën kundër karteleve.

Nuk mund ta jepnin se janë organe të karteleve. Lexoni ju artikuj të shkruar nga Fuga për Arkend Balla, se sa njeri i mirë është ky. Se si i bihet në qafë këtij të pafajshmi. Sigurisht se organet e administrimit të zgjedhjeve janë organe të narko shtetit. Ne po bëjmë punën tonë. Po paraqesim fakte të pakundërshtueshme, që dëshmojnë se në Shqipëri kishte një farsë të shëmtuar elektorale. Aspekti i karteleve është njëri dimension. Do rikthehemi përsëri në dimensione të tjera. Ajo është shpalosur me të gjithë shëmtinë e saj.

Pas

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Para

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Para
Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

 



Të Fundit

Dibër/Finalizohet operacioni “Përsëritësi”.Arrestohet 32-vjeçari që vodhi çantën me para, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Puçit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.