01:19 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

11:40 | 10/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Gjatë ceremonisë për përurimin e shtatores së heroit të demokracisë Josif Budo në Kavajë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar me nota të larta rolin dhe kontributin e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në ngjarjet historike që çuan drejt përmbysjes së regjimit komunist.

Berisha e cilësoi ambasadorin Daum si një “mik të përjetshëm të lirisë së shqiptarëve”, duke theksuar se në një kohë të errët për vendin, ai zgjodhi të qëndrojë në krah të qytetarëve që kërkonin liri, duke transformuar ambasadën gjermane në një simbol të shpresës dhe kurajos.

“Ambasadori Daum ishte një kavalier i vetmuar që qëndroi në anën e të rinjve idealistë dhe qytetarëve liridashës të Shqipërisë, në një kohë kur shumë të tjerë mendonin se diktatori shqiptar ishte thjesht një ‘Gorbaçov lokal’,” – tha Berisha.

Sipas tij, ambasadori gjerman nuk i besoi narrativave që justifikonin regjimin dhe nuk e pranoi mentalitetin se shqiptarët ishin të destinuar të jetonin nën diktaturë. Në vend të kësaj, ai besoi se shqiptarët meritonin të njëjtën liri si popujt e tjerë të Evropës Lindore dhe veproi në përputhje me këtë bindje.

“Ambasadori Daum qëndroi në anën e Josif Budos, qëndroi në anën e Kavajës dhe të të gjithë atyre që luftuan për dinjitet dhe demokraci. Historia i dha të drejtë,” – përfundoi Berisha.

Pas

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Para

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Para
Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.