Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur probleme me shëndetin për shkak të gazit që është hedhur nga ana e policisë në Bulevard. Fax web ka siguruar dhe pamjet kur Berisha ka shfaqur komplikacione.
Nga ana tjetër derimë tani raportohet për 6 persona që janë në QSUT, mes tyre dy policë dhe katër protestues. Burime nga spitali bëjnë me dije se: Dy police, te lenduar me mjete te forta, ne koke dhe ne kurriz, jane transportuar per trajtim te specializuar ne spitalin universitar te Traumes, ku po marrin trajtimin e nevojshem.
Kater protestues kane marre ndihmen e pare nga ekipet e urgjences mjekesore ne terren dhe aktualisht po trajtohen ne repartin e Toksikologjise ne QSUT. Mjeket konfirmojne qe jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore. Autoambulancat dhe ekipet e urgjences mjekesore jane ne gatishmeri.