02:18 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës

16:37 | 03/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Shqipëria është në një situatë të vështirë! Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Europiane (PPE), denoncoi gjendjen në Shqipëri si shumë të rëndë, duke e cilësuar vendin si i vetmi narko-shtet në Europë. Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke përdorur të gjithë shtetin si një trupë elektorale.

Sipas Berishës, gjatë fushatës janë shpërndarë para publike në mënyrë abuzive, përfshirë nga 100 euro për çdo pensionist dhe falje prej 200 milionë eurosh në gjoba, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Lideri Opozitar riktheksoi rolin e patronazhistëve, të cilët kanë pasur qasje në të dhëna personale të qytetarëve dhe janë përdorur për t’i kërcënuar apo joshur ata.

Në fjalimin e tij në asamblenë parlamentare të PPE, Berisha e përshkroi Shqipërinë si një vend ku kartelet e drogës kanë kapur portet, trafikun e heroinës dhe janë në bashkëpunim me policinë, prokurorinë, ministrat dhe vetë kryeministrin, duke përmendur emrin e Ergys Agasit si koordinatori i lidhur me këto aktivitete kriminale.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se janë dhënë 138 licenca për kultivimin e kanabisit në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh, shumë më tepër se kufiri ligjor prej 200 hektarësh. Berisha  kërkoi nga PPE një mision fakt-mbledhës në Shqipëri për të verifikuar dokumentet që faktojnë lidhjet e shtetit me kartelet ndërkombëtare të drogës si Sinaloa, Medellín, Peru, Bolivi e të tjerë. Sipas liderit demokrat, një ndërhyrje e tillë është e domosdoshme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Europën, pasi vendi është një eksportues i madh krimi, droge dhe emigrantësh.

Kryetari i PD e mbylli fjalën e tij duke falënderuar PPE-në për mbështetjen si edhe kërkoi ndihmë të mëtejshme për ta luftuar këtë situatë.

FJALA E PLOTË

Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President.

Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.

Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Faleminderit!

Pas

VIDEO/ 19-vjeçarja serbe pësoi atak paniku gjatë fluturimit me parashutë dhe ra nga lartësia. Pamjet e momentit tragjik në Budva

Para

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

Para
Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

Putin hedh poshtë idenë e Erdogan për t’u takuar me Zelenskyn dhe Trump në Turqi: E pamundur të ndodhë tani…

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.