01:19 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha në Berat: PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90

18:52 | 09/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Berat: PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90

Kryetari i PD, Sali Berisha ka  marrë pjesë në takimin e organizuar nga dega e PD Berat,

Gjate fjales se tij Berisha ka falenderuat demokratet dhe demokratet e Beratit per mbeshtetjen dhe besimin.

Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Beratit, një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufishme dhe përulje me nderimin më të madh para të gjithë atyre qytetarëve, banorëve të këtij rrethi që me guxim, me vizion, themeluan 32 vite më parë, në kushtet e një diktature të egër, partinë e parë opozitare, PD-në si parti të vlerave më të larta të njeriut, të dinjitetit, të lirisë, të familjes, të atdhedashurisë, të interesit kombëtar.
Themelimi i PD në Shqipëri, e cila asokohe ishte Koreja e Veriut e Evropës, u prit si një surprizë, si një habi e madhe në mbarë Evropën dhe më gjerë.
Rikujtoj këtu pranverën e vitit 1991, kur përfaqësuesi juaj, do merrja pjesë në samitin e partive të qendrës së djathtë të Evropës, që në atë kohë quhej Bashkimi Demokratik Evropian.
Në atë samit, prania e Sali Berishës u quajt simbol i asaj që ka arritur Evropa.
Po çfarë ishte Sali Berisha? Ishte njëri prej jush, 3 muaj në Evropë. Po përsëri Sali Berisha u përfaqësonte ju, gratë dhe burrat guximtarë, atë të cilën të tjerët nuk e prisnin, bënë të pamundurën, përmbysën diktaturën hoxhiste, diktaturën më staliniste të Europës, në një kohë kur në të katër anët besohej se Shqipëria do mbetej Kuba e Adriatikut.
Pra, realisht PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90.
Në të gjithë udhëtimin e saj, kjo parti pa diskutim me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve.
E shndërroi në vendin e shpresës.
E shndërroi në vendin, i cili nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Ia doli që ekonomia shqiptare t’i rezistojë edhe krizës evropiane.
Ia doli që sektori privat të jetë udhëheqës dhe dominues në ekonominë e këtij vendi.
Ia doli të hapë Shqipërinë, ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE, ta anëtarësojë në NATO.
Pra, në këtë kontekst, po ta përmbledhim me një fjalë, PD u faktua para shqiptarëve një lokomotivë e vërtetë e zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij euroatlantik.

Pas

Rikthehet turi i takimeve me diasporën/ Drejtues politikë të PS takime në Greqi dhe Itali

Para

Berisha: Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët e mbarë Shqipërisë

Para
Berisha: Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët e mbarë Shqipërisë

Berisha: Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët e mbarë Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.