Ish- kryeministri Berisha ka denoncuar përmes qytetarit dixhital faktin që Bashkia e Korçës nuk u ka dhënë akoma pagesën mujore të dhjetorit, invalidëve të cilët ende presin të festojnë vitin e Ri.
Qytetari i cili i shkruan Berishës, shton se në këtë qytet akoma nuk janë shpërndarë as pagat e arsimtarëve, për këtë arsye gjendja e tyre është vështirësuar akoma më shumë në këto diitë të ftohta.
Shkrimi i plotë:
“Qendrime çnjerzore te Bashkise se Korçes dhe Kumbar Peleshit!
Invalidi dixhital denoncon: Bllokimin jo vetem te dhurates se premtuar por dhe ndihmes ekonomike mujore. Kjo eshte shprehje e pashpirtesise se kreut te bashkise se Korçes dhe kumbar Peleshit ndaj njerezve ne nevoje duke mos ju dhene as ate qe u jep ligji i vendit. sb
“Zoti Berisha dua tju jap e nje informacion tjeter ne lidhje me bashkine Korce e dhuraten qe kjo bashki u beri invalideve dhe familjeve ne nevoje te qytetit te cilave ende nuk u ka shperndare 30 mije lekeshin qe jepej rregullisht ne fundin e cdo muaji nderkohe te muajit dhjetor ende nuk ua ka dhene invalidet ende po presin te festojne vitin e ri. Pervec kesaj ne keto dite te ftohta qeveria veshtireson akoma me tèper gjendjen e qytetareve duke mos u shperndare ende pagat arsimtareve.” (D.D/Shuplaka)