13:57 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha në Kukës: Do hiqet trau, ky qytet do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri

20:08 | 21/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Kukës: Do hiqet trau, ky qytet do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri

Nga Kukësi, Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë për braktisjen dhe injorimin e qyteteve dhe zonave të tëra të vendit. Ai denoncoi mungesën e infrastrukturës bazë në qytete si Kruja dhe Kukësi, ndërsa premtoi masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:

Miq, kudo që shkoj unë gjej një Shqipëri të injoruar.
Isha në Krujë. Kruja sa është nga Tirana, 20 km. Një nuse e re më thotë në treg, doktor, problemi më i madh është problemi i fëmijëve. Nuk ka kopsht, nuk ka çerdhe. I gjithë qyteti kishte vetëm dy kopshte.
Zbrita në Fushë Krujë, një biznesmen, të cilit i shpreh nderimin më të madh, Muhamet Hoçkaj, 300 punëtorë, një kopsht falas për punëtorët.
Pra, ky është një injorim i përgjithshëm.
Kukësi i injoruar. Investimet në Kukës mezi përfunduan 10 kilometra rrugë për në Shishtavec.
Ndërtuan urën, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar. Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull, të dalësh nga mbrapa.
Turpi të mbuloftë Edi Rama me këtë akt.
Nuk mund t’ia mbyllësh kurrë hyrjen një qyteti dhe të hyjnë të tjerët nga mbrapa. Dhe pse? Projektet e tua.
30 milionë euro ura. 13 milionë euro ka kushtuar ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet.
Pra, dy herë më e kushtueshme se kjo se ka mekanizmin që hapet në dy anë.
Ky ndan paratë!
Dhe pastaj vendosi traun.
U jap fjalën e nderit se hyrja juaj do jetë madhështore. Se trau do hiqet javën e parë.
Se nuk do paguani asnjë qindarkë.
Jo, asnjë qindarkë.
Dhe se Kukësi, do përsëris prapë premtimin tim, do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri.
U garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm.
U them unë ju, nuk ka zonë me potencial turistik më të madh se sa malet e Sharrit, Korabi dhe gjithë këto bjeshkë.
Pra do bëjmë gjithçka për turizmin malor, ku jo ato që thotë Edi Rama, por çdo emigrant që do të investojë në turizmin malor, do jetë 8 vite pa asnjë taksë.

Pas

Berisha: Minimum jetik 200 euro për çdo jetim dhe për çdo fëmijë të tretë dhe të katërt! Asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja

Para

Berisha: U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute! Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër

Para
Berisha: U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute! Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër

Berisha: U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute! Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër

 



Të Fundit

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

Përndjek vajzën deri në shtëpi, i vë flakën kabinës elektrike dhe lë pa drita gjithë pallatin, arrestohet 28-vjeçari

Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

Dhunoi babain e tij, arrestohet 42-vjeçari! Shpallet në kërkim një tjetër që rrahu ish-bashkëshorten

Shpërthen fabrika e armëve në Serbi, disa të plagosur

KAS shqyrton dhe ankimimin për Dibrën, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qark! KQZ: Nuk pati parregullsi

Bisedimet e mundshme të paqes, Turqia shpreson të presë udhëheqësit e SHBA-së dhe Rusisë

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor, hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.