00:38 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha në prag të fundvitit: “Një lajm tjetër i keq” Zbulon letrën e Francës drejtuar Shqipërisë

10:53 | 30/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në prag të fundvitit: “Një lajm tjetër i keq” Zbulon letrën e Francës drejtuar Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije një tjetë lajm të keq për Shqipëriën, një rekord i zi sipas tij. Këtë lajm ai e bën me dije kur të gjithë presim ndërrimin e viteve. Ai deklaron se shqiptarët dalin të parët në kërkesat për azil politik në Francë dhe lënë mbrapa sirianët dhe afganët.

Ai i referohet shkrimit të “Le Monde”, e cila jep alarmin se shqiptarët renditen të parët ndër azilkëruesit në Francë.

Ish-kryeministri shprehet se kambanat e alarmit janë duke rënë për çdo shqiptar. Sipas tij, vetëm largimi i Ramës mund të shpëtojë vendin nga një ndëshkim i rëndë me pasoja serioze siç është rivendosja e vizave nga BE për Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Berishës

Nje lajm tjeter i keq! Nje rekord tjeter i zi!

Vendi ne prag te rikthimit te vizave!

Shqiptaret dalin te paret ne kerkesat per azil politik ne France duke lene mbrapa sirianet dhe afganet.

Te dashur miq, gazeta kryesore franceze “Le Monde” jep alarmin se shqiptaret jane aktualisht te paret ne kerkesa per azil politik ne France. Kjo gazete shkruan gjithashtu se ata kane lene mbrapa sirianet dhe afganet ne keto kerkesa. Mediat njoftojne se amabasadori i Frances ne Shqiperi me porosi te qeverise franceze i ka drejtuar ne leter prej tre faqesh autoriteteve te Tiranes ku ai shpreh shqetesimin tejet serioz te qeverise se tij lidhur me shumfishmin muajt e fundit te kerkesave per azil politik nga shtetas shqiptar.

Po shtoj ketu se, kerkesat per azil politik te shqiptareve ne vendet e BE kane qene nje shkak themelor i refuzimit te hapjes se negociatave me Shqiperine. Por pas kesaj, per fat te keq, Shqiperia, midis 60 vendeve qe kane levizje te lire me BE, eshte kandidati i pare me distance te madhe nga vendet e tjera, per rivendosjen e vizave nga BE!

Keto jane kambanet e alarmit qe bien per çdo shqiptar. Kerkesat per azil politik e shqiptareve ne Gjermani dhe vendet e tjera te BE jane rritur nga vetem 432 vete qe ishin ne vitet 2011-2012 te marra se bashku, ne rreth 100 mije ne vitet 2014-2016. Vetem largimi i Edvin Kristaq Rames, autorit te vertet te eksodit te dyte masiv, pra eksodit te viteve 2014-2016, gjate te cilit jane larguar nga Shqiperia rreth 200 mije vete e nga te cilet afro 100 mije kane kerkuar azil politik, mund te shpetoje vendin nga nje ndeshkim i rende dhe me pasoja tejet serioze si rivendosja e vizave nga BE per Shqiperine! sb

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Sali Berishavizat
Pas

Alma e harron Erjonin, shikoni se në krahët e kujt është

Para

Ligji i Mbetjeve, komisioni: Paraqitni propozime konkrete

Para
Ligji i Mbetjeve, komisioni: Paraqitni propozime konkrete

Ligji i Mbetjeve, komisioni: Paraqitni propozime konkrete

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.