16:56 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Ne qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë

18:59 | 11/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Ne qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë

NJOFTIM PËR SHTYP

Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga dega e PD-së së Elbasanit me rastin e 34 vjetorit të themelimit.

Berisha tha se  ne qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë. Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës

Dua më së pari të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që në kushtet e një terrori vërtet të egër, të paparë, themeluan në këtë qytet 34 vite më parë PD-në, si partinë e idealeve më të larta, më fisnike të qytetarëve të këtij qyteti dhe të shqiptarëve në tërësi.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu, për të gjithë qytetarët e Elbasanit, drejtuesit, deputetët, dhe të shpreh bindjen se këtë 34-vjetor nuk e kemi për histori, por e kemi për një start të ri drejt fitores së 11 majit, fitores së shumëpritur nga shqiptarët.
Të dashur miq, 34 vite më parë, vendi sundohej nga një forcë politike terroriste që kishte ndërtuar më shumë burgje dhe kampe se sa stadiume apo terren dëfrimi.
Sundohej nga një forcë politike, e cila në zbatim të doktrinës terroriste kishte vendosur në Shqipëri si në asnjë vend tjetër ish-komunist të Europës, diktaturën e tiranisë së mjerimit, e hiperkolektivizimit, diktaturën e izolimit më të thellë, diktaturën e kasaphanës së luftës së klasës.
Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që në dhjetor të ’90 morën guximin të krijojnë kundërshtarin e saj, të krijojnë forcën politike të idealeve për të cilat shqiptarët kishin sakrifikuar më shumë se çdo komb tjetër në diktaturën komuniste, forcën politike të lirive dhe dinjitetit njerëzor, të krijojnë forcën politike të interesit kombëtar përballë forcë politike të krijuar nga Beogradit si organ i tradhtisë kombëtare, të krijojnë forcën politike si forcë të mendimit të shqiptarësisë, të rilindjes, të Elbasanit, të të ardhmes.
Miqtë e mi, ditët ishin të vështira, por ajo kohë provoi se qëndresa dhe urtësia ishin më të forta se topat dhe tanket që u shpalosën në këtë qytet, që përgjakën këtë qytet.
Sot, pas 34 vitesh, çdo demokrat, çdo mbështetës i kësaj partie në 34 vite, duhet të ndjehet krenar sepse arriti në rrugë paqësore të përmbysë diktaturën më të egër.
Arriti në vendin e hiperkolektivizimit total, të rikthejë ekonominë e tregut.
Arriti të vendosë sistemin e vlerave, të dinjitetit dhe lirive të njeriut. Të ndërtojë demokracinë.
Arriti të hapë Shqipërinë, ta vendosë atë në anën e drejtë të historisë me aleatët e saj.
Arriti të integrojë Shqipërinë në Këshillin e Europës, të ece më hapa të sigurt drejt BE, ta anëtarësojë atë në NATO.
Në vitin 2008, shqiptarët që në shekuj përjetuan varfërinë më të mëdha, arritën të largohen nga grupi i kombeve të varfra dhe të kalojnë në grupin e kombeve më të ardhura të mesme të larta.
Kjo ishte një meritë e jashtëzakonshme e qytetarëve të lirë të këtij vendi që e bënë Shqipërinë të ecë drejt zhvillimit me hapa më të shpejta se ndonjë vend tjetër.
Miqtë e mi, po ta shohësh në rrafshin filozofik, çfarë ishte kjo parti? Kjo parti ishte parti e të vërtetave të mëdha të njeriut.
Idealet tona janë të vërteta, dinjiteti njerëzor është thelbi i lirive. Familja është shenjtëria më e madhe e shoqërisë.
Iniciativa e lirisë është forca jetike e një shoqërie.
Interesi kombëtar është shtylla, pa të cilën asnjë forcë politike nuk meriton të ekzistojë.
Këto ishin vlerat, parimet mbi të cilat ne u mbështetëm. Ne qëndruam të vërtetë edhe në kohërat tona më të vështira. Në vitin 1997, ne morën përgjegjësi për lejimin e skemave piramidale. Por po rikujtoj këtu secilin prej jush. Rebelimin komunist me armë e dominuam me zgjedhje.
Vendosëm të shkojmë tek sovrani. Të gjykojë pavarësisht se mendonte në mënyrë të gabuar se ne kishim marrë paratë e tij. Kurrë nuk i kishim prekur ato.
Por aty ka pasur një moment që nuk duhet ta harrojmë. Në qytete ku kërciste edhe kallashi, përfaqësuesit e PD deklaronin se një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet.
Rivalët tonë deklaronin se do u japim çdo qindarkë. Pra, ne nuk pranonim të mashtronim, pavarësisht çmimit që mund të paguanim. Por nuk ishte opsion gënjeshtra për ne.
Kjo ishte arsyeja se pse 4 vitesh shqiptarët na votuan ne, pavarësisht nga gabimet që kishim bërë.
Qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë.
Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës.
Ia dolëm që shqiptarët në këtë tokë të bekuar, të paguheshin më mirë se të gjitha kombet e tjera të rajonit, përfshi rumunët dhe bullgarët.
Dhe unë u them ju se në atë kohë, objektivi ynë ishte Sllovenia, e cila sot ka rroga të barabarta dhe pensione me vendet e zhvilluara të Europës.

 

 

 

Pas

Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit

Para

Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100 përqind! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro

Para
Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100 përqind! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro

Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100 përqind! 3 muajt e parë vendosim minimumin jetik 200 euro. Karta e konsumatorit do jetë 450 euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.