15:03 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

12:32 | 07/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel, në Parlamentin Europian, u bë një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës, manipulimeve zgjedhore dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se vizita në Bruksel ka prodhuar 34% më shumë jehonë mediatike në Shqipëri se sa vetë Samiti i Bashkimit Politik Europian, duke nënvizuar rëndësinë dhe impaktin e saj në opinionin publik.

“Rrallëherë PD-ja ka arritur një apogje të tillë mediatike, çka tregon drejtësinë dhe fuqinë e misionit tonë për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve,” – tha Berisha.

Ai u shpreh se qeveritarë të shumtë janë përfshirë në “lakeizëm të neveritshëm” për të mbrojtur Edi Ramën dhe pozicionet e tyre në narkoshtet, ndërkohë që në Bruksel u ekspozua realisht gjendja e demokracisë në Shqipëri.

“Në Bruksel mori plagë të pashërueshme farsa zgjedhore. U demaskuan lidhjet me botën e krimit, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale,” – vijoi Berisha.

Sipas tij, dy ditët e vizitës – e marta dhe e mërkura – ishin ditët kur në zemër të Europës u mbrojt vota e lirë dhe u ngrit një “pretencë politike” ndaj shtetit të kapur shqiptar.

Ai akuzoi direkt qeverinë për bashkëpunim me figura të krimit të organizuar si “Pojat, Çelat, Bajrat”, dhe emra të tjerë që i lidh me pushtetin dhe parlamentin, duke i përmendur si simbolikë të dështimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Në ato dy ditë, Brukseli ishte më shumë shqiptar se kurrë më parë. Ishin ditë që i ngecën në fyt Edi Ramës dhe të gjithë atyre që mendojnë se mund ta blejnë votën e shqiptarëve me krim dhe drogë,” – përfundoi ai.

Zyra e Medias dhe Komunikimit – Partia Demokratike

Pas

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

Para

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Para
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

 



Të Fundit

Ushtria Izrelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.