Në një fjalim të mbajtur në Kuçovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes aktuale, duke akuzuar pushtetin për korrupsion dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Ai ka ftuar Edi Ramën për një debat ballë për ballë, për të përballur arritjet e dyanshme dhe për të prezantuar programet e tyre për të ardhmen.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
Zonja dhe zotërinj.
Hidhni një sy fushatës tjetër. Ka qeverisur 12 vite, nuk është i zoti të paraqesë asnjë sukses të vetëm.
Dhe a e dini pse? Diçka është bërë, se nuk mund të themi zero, jo. Por problemi është se ato që janë bërë, janë bërë me një çmim 9-10 me çmimin real që duhet të kishin. Kanë vjedhur, kanë vjedhur, kanë vjedhur 90% të taksave tuaja.
Ndaj dhe burreci 2-metrosh. Dhe i them burrec se e meriton.
Shiko, e kam ftuar dhe e ftoj edhe sonte para jush, hajde ulemi këtu në Kuçovë bashkë me këta burra dhe gra para nesh.
Hajde të ulemi të japim llogari të dy, të shpjegojmë programin të dy. Ti ke qeverisur 12 vite, unë kam 12 vite që nuk kam qenë në pushtet.
Urdhëro tregoju qytetarëve çfarë ke bërë ti, dhe çfarë do bësh.
Ndryje, s’del dot, nuk ja mban. Dhe vetëm flet me veten çdo mëngjes.
Sy më sy, me ato që i thotë vetes, sapo zgjohet, po flas këto, po flas ato. Po.
Së dyti. Ju e konstatoni kalon nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalës, bajate, banale, të turpshme sikur jo kryeministër, por mund ti vesh çdo epitet, nuk po përdor epitete.
Burrec 2 metra i gjatë po i them prap.
Çfarë flet, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, autik, budalla dhe këto janë fjalori i tij. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në një mënyrë meskine, në një mënyrë që mund ti vesh çdo epitet të krijojë çarje nëpër familje, se burrat janë kështu, se ata janë ato, se po të mos ishit ju ata do bëheshin me bisht.
Gjëra të cilat janë aq bajate, edhe në BigBrother nuk do ja pranonin. Jo.
Por miq, çfarë fshehin të gjitha këto. Këto fshehin edhe një tmerrim të tij.
Ai është i tmerruar, i tmerruar.
Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon, e çon atë buzë greminës, e çon atë buzë disfatës, e çon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare.
Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike.
Ju e patë miq. Dje dhe pardje ne kishim në Tiranë miq më të shquar, përfaqësues të organizatës, të 110 partive të Qendrës së Djathtë në Europë dhe në botë, të cilët shprehën mbështetje të plotë dhe totale për ju, për PD-në dhe Koalicionin e Shqipërisë Madhështore, programin e saj.
Të cilët ja dogjën në dorë pasaportën kallpe të Edi Ramës.