Kryetari i PD Berisha ka permbyllur fushaten ne Tripoje. Gjate fjales se tij Berisha tha se vijmë sot këtu si një forcë politike tradicionale që beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja
Të dashur banorë të rrethit të Malësisë së Gjakovës. Një përshëndetje vëllazërore të gjithë ju që jeni në këtë shesh, po të gjithë banorëve të këtij rrethi, kudo që ndodhen sot në Tropojë, në Shqipëri, jashtë vendit.
Një mirënjohje të pakufishme, të pafundme për ju për, për mbështetjen e jashtëzakonshme që keni dëshmuar këto 32 viite për PD, për Sali Berishën, për Azem Hajdarin, për kauzën e drejtë.
I dashur z.Flamur Hoxha, drejtues politik i qarkut të Kukësit për PD-ASHM. I dashur z.Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat i çmuar kryesor i PD, që nga themelimi gjer sot. I dashur Phil, me mirënjohje të madhe ju falënderoj për praninë tuaj sot këtu. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërinë për qarkun e Kukësit. Nderimin tim më të madh ëpr ju, vlerësimin më të madh. Jen ikrenaria e qarkut të Kukësit, Tropojës, Hasit, Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.
Miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.
Por, miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore në një kohë kur, madhështia e Shqipërisë, madhështia e Tropojës ka pjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë.
Vij sot në Tropojë, kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të banorëve të Tropojës. Kur taksat e tyre nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Vij sot, kur vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin.
Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, është vendi i njerëzve atdhetarë. Por, vij sot tek ju, kur në Tiranë qeveris një person, një njeri, që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Pashiqit. Pra, qeveris Shqipërinë dhe Tropojën një argat i Aleksandër Vuçiçit.
Ndaj dhe, ne vijmë tek ju me një projekt të ri. Me një projekt me të cilin duam, këtë madhështi të pjerrur, ta rikthejmë në madhështinë e saj.
Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mia për familjet, për qyettarët eTopojës dhe të Shqipërisë.
Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti.
Tradita jonë është atdhedashuria.