14:08 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha në Vorë: Shqipëria pakësohet çdo muaj, ndërsa buxheti përqendrohet në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët

18:35 | 23/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Vorë: Shqipëria pakësohet çdo muaj, ndërsa buxheti përqendrohet në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët

“Sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka degraduar në një pikë ekstreme”, – kështu u shpreh Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët e Vorës, ku iu bë një pasqyrë e qartë dhe e drejtpërdrejtë situatës dramatike në spitale dhe në furnizimin me barna cilësore.

Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:

Të dashur miq, sistemi i shëndetësisë sot ka degraduar në shkallë ekstreme. Isha në Kukës dje. Spitali i ri, 3 milionë euro. Asnjë kirurg. Dhe të sëmurët, nga kalaja e Dodës, në Surrojë, të gjitha zonat, po të kishte ndonjëri emergjencë, telefonoje në Prizren një mjek që qendronte i gatshëm kundrejt pagesës, dhe vinte operonte.
Kukësi është qendër qarku. Imagjinoni pra.
Në Peshkopi, akoma më keq. Kudo, një rrënim. Kudo, farmaci të mbushura me ilaçe pa efekt, të markës Nushi-Doshi.
Akti i parë, do të ndalohet çdo import i ilaçeve që nuk shiten në vendet anëtare të BE-së. Ilaçe cilësore.
Akti i dytë. Shqipëria do miratojë listën që republika italiane rimburson për qytetarët e vet. Dhe unë, ju jap ju fjalën se, qytetarët shqiptarët do të kenë të njëjtat ilaçe që kanë vendet e zhvilluara.
Ne, nuk i kapim dot ato në pasuri, por për sa i përket shëndetit, ne do bëjmë atë që ato bëjnë për qytetarët e tyre.
A mund të imagjinoni ju një vend që le pa ilaçe të sëmurët me sëmundje të rënda? Një vend në të cilin, mjekët i telefonojnë të sëmurëve se, këtë muaj nuk ka ilaç për ty?
A mund të imagjinoni, një vend ku, aparaturat për diagnozën jetike të sëmundjeve të tilla nuk funksionojnë apo nuk ekzistojnë në Shqipëri.
Deklaroi 3 muaj më parë se, këto janë krime kundër njerëzimit që po kryhen në spitalin Onkologjik. Sepse ai, me qeveritarët e tij, vjedh paratë e ilaçeve, paratë që ju jepni për mjekimet e tyre.
Të dashur miq, në gjithë këtë situatë, e cila, në shumë aspekte është e pashembullt. Ai që paguan çdo faturë, ai që paguan çmimin e kësaj të keqeje, jeni ju, fëmijët tuaj, janë vajzat, djemtë tuaj janë të detyruar të marrin rrugët e dheut.
Shqipëria pakësohet, pakësohet çdo muaj e më shumë. Mbi 45% e shqiptarëve janë larguar. Ndërkohë, pasuritë, buxheti përqendrohen në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët e vet, e ndajnë njëri me tjetrin, e ndajnë me mafien, shpërblen organizatat kriminale. Kurse qytetarëve u lënë rrugë të vetme, largimin nga Shqipëria.
Ndaj dhe, 11 maji është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ditë në të cilën, me votën tonë, ne firmosim ndryshimin. Një ndryshim i një rëndësie vendimtare, për të rinjtë tanë, për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.

Pas

Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

Para

Berisha: Falimenti njëri pas tjetrit i fermave merr fund! Ballkani i Hapur përfundon në kosh

Para
Berisha: Falimenti njëri pas tjetrit i fermave merr fund! Ballkani i Hapur përfundon në kosh

Berisha: Falimenti njëri pas tjetrit i fermave merr fund! Ballkani i Hapur përfundon në kosh

 



Të Fundit

Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.