Kryedemokrati Berisha, nga konferenca me shqiptarët në Londër, u shpreh dhe për rëndësinë që ka dega e PD-së në kryeqytetin anglez, po jo vetëm. Berisha vlerëson punën dhe veprimtarinë e kryer nga shqiptarët atje dhe me krenari , u thotë se i konsideron si pjesë integrale të PD-së.
Më tej ai thekson për të disatën herë, largimin që u është bërë nga shqiptarët në 8 vietet e fundit ku thotë se është larguar një gjeneratë e tërë, prej politikave shpopulluese që kryeministri Rama ka ndërmarrë. Shqipëria thotë Berisha është vendi i parë në botë në të cilin ndodhin këto largime masive, gjë që nuk bëhet as në vendet e luftës shton ai.
Në fund të konferencës deputeti premton që pas fitores së zgjedhjeve do të marrë një sërë masash që kanë si pikësynim kthimin e qytetarëve shqiptar dhe përmisimin e jetës në Shqipëri.
Berisha: Ke ngritur çështje shumë të drejta, së pari dega e PD, unë e vlerësoj dhe ju ftoj të bëni gjithçka për fuqizimin e PD-së në Londër. Krenohemi me ju dhe ju siguroj që ju konsiderojmë si pjesë integrale të PD-së.
Së dyti, në Shqipëri është larguar më shumë se një gjeneratë, nga 2014 në 2022. Në BM janë larguar 937 mijë shqiptar, një e treta e shqiptarëve, një shkretim i madh i vendit. Asnjë vend në botë s’e ka bërë, përveç kësaj qeverie, që plaçkit pasuritë e evndit, e ka lënë Shqipërinë në një vend të pashpresë.
Qeveria duhet të marrë masa për një politikë rikthimi, ka një grafik nga 2007 në 2014 erdhi në rritje popullata dhe u rikthyen 180 mijë shqiptarë. Pa padiskutim që rritja e rrogave është themelore, po kompleksi i masave për të rinjtë, klima e favorshme për biznesin, taksat e ulëta, zbatimi i ligjit o ta shndërrojnë Shiqpërinë. E cila ka pasuri natyrore të pakrahasueshme, problemi është që janë kthyer në një mallkim. Ne kemi besim se me politika të caktuara, me reforma të thella ekonomike, Shqipëria do të shndërrohet në vendin e shpresës për shqiptarët.
Discussion about this post