Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur zërin në Kuvend sot për situatën e përmbytjeve në të gjithë vendin. Berisha tha se duhet ti jepet fund cinizmit me njerëzit që vuajnë pasojat e përmbytjeve.
Duke përmendur shpërblimet për ushtarakër, Berisha u shpreh se qeveria po vepron në mënyrë cinike.
“Ju përgëzoj për shpërblimet për ushtarakërt, por ju harroni të përmbyturit. Elozhet për situatën e përmbytjeve i mbani për vete.
Pritat që janë ndërtuar vitet e para nuk i ka lëvizur vendi, ndërsa pritjet tuaja i mori lumi. Mjaft me dehumanizmin e Kuvendit, le ti jepet fund kësaj farse”, u shpreh mes të tjerash ish-kryeministri Sali Berisha.
(E.K/FAXWEB)