Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se një ambasador i huaj i kishte thënë se do të arrestohej dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.
ka thënë në emisonin “Debati” se ai i kishte thënë ambasadorit të huaj, të cilit nuk ia përmendi emrin, dhe nuk e tha se i cilit vend ishte, se ky ishte një mision i pamundur. Sepse VANGJUSH Dako ishte gjysma e Ramës.
“Një ambasadori BE-së më thotë se do arrestohet edhe Gjushi, mission I pamundur, I thashë, a ke dëgjuar njëherë në botë të arrestosh gjysmën e njeriut”, tha Berisha.
“Nuk ka njeri në botë që nuk e di se Gjushi e peshon në kanar Edi Ramën. A e kuptoni se i hëngri kokën Xhafës, Gjushi apo jo. Dhe ja po ua them, mbajeni shënim, gjysma e dytë e Ramës është Arben Ahmetaj”, shtoi ai.