Në ditën e dytë e trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se trajnimi i të rinjve nga Instituti i Lidershipit, një institut me reputacion botëror në këtë fushë, është një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për formimin e tyre, për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në këtë betejë të vështirë, por të mundshme për t’u fituar.
‘Ato të cilat duken të pamundshme, ato të cilat duken utopira, në qoftë se ju punoni me një ekip, tek i cili bazoheni në cilësitë më të arrira të gjithsecilit, ato së bashku bëjnë mrekullira’- u shpreh Berisha.
Kënaqësi e madhe për ne që zhvillojmë këtë takim në praninë tuaj, por është gjithashtu edhe një ogur i bardhë për koalicionin tonë, për këta të rinj që marrin trajnim si liderë të ardhshëm, kjo e tëra në prag të një beteje elektorale të cilën ne do ta fitojmë.
Trajnimi i të rinjve tanë nga Instituti i Lidershipit, një institut me reputacion botëror në këtë fushë, e konsideroj një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për formimin e tyre, për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në këtë betejë të vështirë, por të mundshme për t’u fituar.
Meqenëse sot çështja është për lidershipin, unë do ju shpreh ju disa mendime të mia.
Një lider nuk duhet të ketë frikë. Nuk ka pushtues më të keq për njeriun se sa frika. Kurrë nuk duhet ta harroni këtë.
Ndaj dhe thirrja e Papa Gjon Palit II, drejtuar njerëzve në vitet e fundit të diktaturave komuniste në Europë, ‘mos u frikësoni’, ajo ishte për të gjithë qytetarët, por një lider nuk duhet t’i dorëzohet frikës asnjëherë.
Duhet të tregojë forcë dhe determinizëm, në asnjë mënyrë arrogancë.
Bashkëpunimi është rruga e vetme që ju të realizoni vizionet dhe projektet tuaja.
Në këtë bashkëpunim ka një sekret, ekipi. Puna në ekip.
Një lider sot mund të realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi.
Kur shkojmë tek ekipi, kurrë mos përfillni, mos u merrni me dobësitë e anëtarëve të tij. Merruni vetem me talentet, me dhuntitë, me aftësitë e anëtarëve të tij.
Në qoftë se ju i injoroni të parat dhe merrni të dytat, ju arrini të shumëfishoni performancën dhe arrini, ju garantoj, gjëra të jashtëzakonshme.
Ato të cilat duken të pamundshme, ato të cilat duken utopira, në qoftë se ju punoni me një ekip, tek i cili bazoheni në cilësitë më të arrira të gjithsecilit, ato së bashku bëjnë mrekullira.
Ato së bashku bëjnë shumë më tepër nga ç’mund të mendohet.
Ndaj dhe e domosdoshme është që një lider të ketë ekip, dhe me ekipin të funksionojë pra në këtë mënyrë.