Kreu i PD Sali Berisha ka thënë i bindur se revolucioni i tyre duhet të vazhdojë deri në finale. Ndërkohë ai tregoi edhe masat që do të marrin kur të vijnë në pushtet që nga dyfishimi i rrogave apo subvencionet e tyre.
Ndërkohë paralajmëroi për një tjetër protestë ditën e hënë para parlamentit.
Berisha: Edi Rama regjimit i tij duhet përmbysur një ditë e më parë. Ju siguroj se PD dhe opozita nuk ka qëllim tjetër përvecse të përmbys monizmin, të clirojë shqiptarët nga ky monizën i egër, represiv dhe ti jap përgjigjen më të shpejtë së bashku me aleatët.
Ju garantoj se pas përmbysjes së këtij regjiimi do të jetë dyfishimi i rrogave, do të jetë përgjysmimi i sigurimeve shoqërore, për fermere me subvencion për cdo prodhim të tyre. Do jetë rikthimi i çmimit te energjisë në 6 lekë për familjarë dhe 7 për biznesit, përgjysmimi i taksave për naftën.
Ditë e hënë të gjithë para parlamentit. Asgjë nuk e ndal revolucionin tonë.