08:31 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

12:58 | 30/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të atyre kohëve, duke i sjellë në dinamikën politike të ditëve aktuale për 11 majin.

I pyetur nga gazetarët përse mendonte se këto zgjedhje ishin farsë dhe provat që dispononte PD-ja, teksa përpiqej të argumentonte se ai po lufton me të gjithë botën për ta faktuar farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama, mori si referencë administrimi zgjedhor periudhën e diktaturës komuniste.

“E kuptoni ju çfarë pozicioni jam unë sot? Unë ndihem me i motivuar se askush pas këtyre zgjedhjeve, alternativa e vetme është të qëndrojmë para së gjithash dhe në po qëndrojmë.

Administrimi më i përsosur i zgjedhjeve bëhej vetëm në diktaturë, po, ishte perfekt. Ishin të sinqertë ata, flisnin vetëm për votim, votim. Se s’kishte garë, ishin të ndërgjegjshëm për atë ata. Por për administrimin ishin të përsosur ata. Me helikopter dhe ushtri, i çonin deri në pikat më të larta, i filmonin, që ja organizimi”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij ai këmbënguli se do vijonte betejën për faktimin e farsës elektorale nëpërmjet denoncimeve, rrugës ligjore dhe ballafaqimit publik, teksa shtoi se “kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e vitit 2021”.

“Ne po bëjmë atë që po bëjmë. Përparësia absolute është faktimi i farsës elektorale dhe pastaj analiza. Nuk bëhen zgjedhje me Edi Ramën, urdhëro farsën, dy herë. Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e 2021”, përfundoi kreu i selisë blu.

Pas

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Para

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Para
Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.