Në ditën e dytë e trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha gjatë fjalë së tij u shpreh se në trajnimin dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë u shpreh se në betejën për kauzën që mbroni, nuk duhet të tërhiqeni nga asgjë, nga asnjë kalkulim.
‘Shiko ku ishim ne, merrni shembullin e PD këto tre vite. Sa gjëra dukeshin të pamundura dhe janë bërë plotësisht të mundura’- u shpreh Berisha.
Fjala e plotë:
E kotë t’u them unë ju, kurrë nuk duhet të dorëzoheni në qoftë se kauza juaj është e drejtë.
Një kauzë e drejtë duhet të mbrohet pa asnjë hezitim, pavarësisht nga pozicionet në të cilat mund të gjendesh.
Mark Tuejn ka një fjalë të urtë, të vërtetën thotë, mbrojeni pa menduar.
Ç’nënkupton kjo? Pra, në betejën për kauzën që mbroni, për të vërtetën, nuk duhet të tërhiqeni nga asgjë, nga asnjë kalkulim.
Beteja fitohet.
Shiko ku ishim ne, merrni shembullin e PD këto tre vite. Sa gjëra dukeshin të pamundura dhe janë bërë plotësisht të mundura. Është kështu?
Tani kemi të pamundurën tjetër përpara në pamje, që është plotësisht e mundur. Është beteja me narkoshtetin dhe fitorja e zgjedhjeve.
E jashtëzakonshme është forca jonë morale në këtë betejë.
Atëherë, duhet ta nisim sa më parë dhe duhet t’u them për ta mbyllur këtë fjalë, këtyre të rinjve të pranishëm, se historinë e kanë përcaktuar në shumë raste pakicat cilësore.
Pakicë cilësore ishin studentët e viteve ’90. Ata ishin ditën e parë, ditën e dytë, gjithsej 600-700 vetë. I rrahën në mënyrë barbare, pas tre orësh ishin të gatshëm për betejë, pas tre orësh ishin të gatshëm të zbrisnin në sheshbetejë.
Persistuan dhe u bënë engjëjt e demokracisë.