Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimin e banorëve të pallatit i cili u shemb në vitin 2013 për projektin e Lungomares, është komentuar edhe nga ish-kryeministri Berisha.
Nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale Berisha bën me dije se prishja e këtij pallati ishte një hakmarrje e kryeministrit Rama pasi pronari i këtij pallati është familjar i kreut të PD-së Lulzim Basha.
Berisha thotë se Shqipëria “po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme,ne mbi 2 miliard euro”.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk eshte 13 milione por 2 miliarde euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama per shqiptaret!
Te dashur miq, javet e para te instalimit ne pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundershtarit politik dhe rrafshuar ne kundershtim flagrant ne Vlore nje pallat te tere vetem se aksioner ne ndertimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozites. Pallati ishte ndertuar ne truall privat ne perputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlores dhe nuk kishte asnje lidhje me projektin e Lungomares por vetem me urrejtjen kafsherore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundershtarit politik.
Duke pershendetur kete vendim te Gjykates Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky eshte vetem fillimi sepse gjobat qe Shqiperia po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme,ne mbi 2 miliard euro.
Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetem me kater vitet e shkuara do rritet me shpejtesi çdo jave dhe muaj qe Noriega qendron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes te te semurit psiqik ne krye te ekzekutivit jane nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare regjimin e tij! Sb
(B.H/Faxweb)