Deputeti Gazment Bardhi nuk ka ngurruar të sulmojë sërish ish kryeministrin Sali Berisha sa i përket pranisë së këtij të fundit në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Bardhi tha se Berisha gjatë këtij mandati nuk kishte qenë kurrë pjesë e grupit parlamentar, ndërsa shtoi se mandati i Komisionit të Rithemelimit si organ i përkohshëm kishte përfunduar duke nisur që nga dita e djeshme.
Deputeti, Gazment Bardhi: Ajo që unë di me siguri është që delegatët e dtës 18 janë lexuar emër për emër. Ky është fakt publik. Nuk kam parë ende të ketë ndodhur diçka e tillë me 11 dhjetorit. Megjithatë e kam thënë edhe në mbledhje se secila prej këtyre çështjeve i përket së shkuarës dhe duhet të shohim përpara.
Unë nuk kam qenë gjatë këtyre ditëve në seli por sa herë të kem ndonjë punë të domosdoshme për demokratët do të paraqitem në seli.
Berisha nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupit parlamentar të PD gjatë këtij mandati. Së dyti Kuvendi që ju thoni në 30 prill nuk është i ligjshëm. Ndërsa nëse mund të shihni edhe statutin e miratuar nga ata vetë në datën 11 dhjetor, mandati i Komisionit të Rithemelimit, ka mbaruar që dje.