Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët komentoi vendimin e Kuvendit, që i hoqi imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK. Meta tha se Berisha ka qenë i hapur për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërsa e cilësoi si antikushtetues vendimin për heqjen e imunitetit dhe një përpjekje për asgjësimin e opozitës.
“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.
Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.
Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.
Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënien dhe transparencën”, tha Meta.