Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryedemokratit Basha, të cilin e quan peng i Ramës duke thënë se me kohën do zbulohen gjëra të pabesueshme për të.
Berisha shtoi se gjithmonë gafat që bënte ja impononte atij dhe se kur ishte në zyrë shprehej te ambasadorja se i kisha vënë regjistruese duhet të dilnin jashtë të diskutonin.
“Unë atë sdo e pranoja kurrë për herë të tretë në krye të PD-së dhe ne të kthehemi në ministri të Edi Ramës”-përfundoi Berisha.
Berisha: Nuk do gjeni kurrë non grata një person 3 javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. Unë betejën e kam vetëm, edhe e dini se I thashë atij:
Ndihma e Zotit, pena ime I thashë o Lul, por kur ky I pabesë dhe pa dinjitet mori kthesë por ju garantoj se do mësoni gjëra të pabesueshme për të.
Të gjitha gafat e tij thoshte mi ka imponuar Berisha, por burime amerikane dhe zyrtare më informonin I thoshte ambasadores hajde bisedojmë jashtë se më ka futur Berisha regjistrues. Unë atë sdo e pranoja kurrë për herë të tretë në krye të pd dhe ne të kthehemi në ministri të Edi Ramës.
(E.D/faxweb.al)