Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat ka folur për projektligjin për aeroportin dhe çështjen e kufirit detar.
Ligjin për aeroportin, Berisha e quajti klientelist, dhe të lidhur me njerëz që kanë përfituar miliona euro.
“Aeroporti i Habilajve”, kështu e quajti ish-Kryeministri, investimin prej 100 milionë euro që pritet të nisë në Vlorë.
“Siç e konstatuan gjtihë shqiptarët, një bandë hajdutësh të lidhur me njëmijë fije me krimin që mjerisht për këtë popull quhet qeveri , në një akt të pashembullt në historinë e parlamentit përjashtoi kreun e grupit parlamentar, për të krijuar një situatë me ane të cilës të kalojë hajdutërisht ligjin e hajnisë më të madhe aktuale, aeroporti Habilaj , kështu quhet se po bëhet me një akt, me një çmim 6 herë më të lartë se aeroporti i Kukësit.
Cdo vlonjat duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkojnë në xhepat e Ramës dhe atyre që s’kanë lidhje me Vlorën. E bënë këtë akt të paprecedentë pasi janë të mbërthyer në një akt të paprecedentë.
Rama ka përzënë, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit, vetëm 2 ditë, pasi ai kishte shprehur vullnetin për t’u bërë i penduar i drejtësisë. Kaq mjaftoi që ai të largohej me rrecka, e gjysma e rrobave të tij të mbeteshin në qeli.
Ndalimin e hetimin e tij duhet ta bënte prokurori. Me këtë akt po ngjall zemërim masiv tek shqiptarët.”
Më tej Berisha foli për çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Berisha theksoi se deklarata e Kotzias nuk është politike por është e vërtetë, pasi sipas tij Rama e ka falur detit në tavolinë.
Berisha ka paralajmëruar Ramën se nuk e kalon dot një pazar të tillë pa kaluar njëherë mbi trupat opozitarë.
“Akt anti-kombëtar, Pazarin e kufirit detar, në të cilën ministri grek thotë fituam me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se deklarata e Kotzias është politike, gënjejnë veten. Ministri grek e ka të vërtetë deklaratën. Me vendosjen e copave në tavolinë, nuk ka matje, Rama ka dorëzuar fushat e gazit me naftë të detit Jon, që i takonin 100% Shqipërisë. Prisni mos u ngutni. Marrëveshja jonë ishte në distancë të barazlarguar, kjo e Ramës është po të jap thërrime, të marr llokmën për vete.
Nuk e kalon dot mbi trupat tanë. Rama të matet mirë, se asnjë cm nuk jep dot.”
(F.G/Faxweb)