19:27 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores. CDU pret me padurim fitoren e PD në zgjedhjet shqiptare

12:45 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores. CDU pret me padurim fitoren e PD në zgjedhjet shqiptare

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat pas kthimit nga Gjermania deklaroi se udhëtimi i tij drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Berisha u shpreh se CDU në Gjermani pret me padurim fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri. Sipas tij, Konventa e CDU-së tregoi përzemërsi ndaj përfaqësuesve të PD-së.

Sali Berisha: Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. 32 vite më parë kam qenë në Gjermani, në Bon atëherë dhe takova Helmut Koln. Historia përsëritet. Në atë kohë, pak kohë kishim që kishim dalë nga izolimi komunist, ndërsa tani dola nga izolimi i narko-shtetit.

 

 

Atëherë PD fitoi zgjedhjet, këtë herë PD fiton zgjedhjet. CDU pret me padurim fitoren e Partisë Demokratike, dëshirojnë fitoren e forcës tonë politike. Aleatët tanë e kanë të qartë se me PD në pushtet, ka zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera. Gjeta një dashamirësi të pakufijshme.

Fjala e Berishës:

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta.

Pas

Berisha masa kundër emigracionit: Me PD-në në pushtet, zero flukse trafikimi drejt vendeve të tjera

Para

Tabaku: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë

Para
Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë

Tabaku: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

Tumoret, gjysma e vdekjeve janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Taulant Malajn

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë, nisin kontrollet në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.