Kreu i PD Sali Berisha është shprehur i lumtur për fitoren e CDU në Gjermani dhe fakti që kancelari i ardhshëm do të jetë Merz.
Ai u shpreh besimplotë se marrëdhëniet mes PD dhe CDU do të njohin zhvillime të reja.
“Europa nuk është më ajo që ishte, do të ketë një Gjermani me timonier një nga politikanët më të shquar në historinë e CDU, dhe kancelarin më konservator në tërë historinë e Gjermanisë. Garanci kjo shumë e madhe për konservatorizmin në Europë. Dy javë më parë para rastin të përshëndetem përzemërsisht si i ftuar nga Merz në kongresin e fundit të CDU.
Shpreh kënaqësinë tim për fitoren e tij dhe kam besim të plotë se marrëdhëniet mes PD dhe CDU do të njohin zhvillime të reja”, tha ai.