Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa të dhëna që sipas tij tregojnë se policia e shtetit ka ndaluar makinën e ministrit Koka. Po sipas tij në momentin e ndalimit brenda në makinë ka qenë dhe bashkë shortja e ministrit Koka. Menjëherë pas kësaj ka reaguar ditën e sotme ish-kryeministri Berisha duke thënë se ky është një shantazh i hapur që Lefter Koka mos të flasë.
Statusi i Berishës:
Fol po deshe Lefter!!
Se unë jam Edvin Shullazi!
Të marrim hanemin peng!
Të dashur miq, vetem 5-6 ditë pas deklaratave bomb të ministrit Koka për lidhjet e policisë dhe qeverisë me krimin, të cilit Rama iu përgjigj me shprehjen “qentë le te lehin karvani shkon perpara”, dje mbasdite policia shoqëroi në kundërshtim me cdo ligj, pra mori peng Lefter hanemin.
Tani, e kishin për ti thyer turinjtë Lefterit apo për të zbatuar porosine e tyre, për të cilën Petrit Vasili, paralajmëroi deputetët apo për të dyja këtë gjejeni vet?! (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post