Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka folur për marrëveshjen Rama-Basha dhe si është ndjerë ai dje në Kuvend ndërsa po votonte për ministrant e qeverisë Rama.
“Jo nuk e kisha menduar, u ndjeva shumë i kënaqur sepse ishte kurorëzimi i marrëveshjes. Një protestë tepër e rrallë, paqësore, civile, ia doli të imponojë një marrëveshje shumë të mirë, pavarësisht nga komentet dhe e them me bindje të plotë se në kohë paqe nuk ka kurrë zero. Në atë marrëveshje se në luftat barbare edhe pala tjetër humbet po kaq dhe del zero.
Një marrëveshje u votua dje në parlament dhe kam bindjen se çdo shqiptar ka përfituar nga ajo marrëveshje.
Mos harro se duke vlerësuar marrëveshjen unë mund të them se dje kapiteni që kishte dy gjeni, kishte marrë një varkë shpëtimi, rrugës e mori për vete dhe mbyti gjithë qeverinë, se në fund ai shkoi duke dorëzuar pushtetin copa -copa.
Rilindja ngjan me peshkun e plakur të Detit të Hemiguejit, që thoshte: ‘ah peshk, ti që ishe gjysëm peshk të ishe edhe një herë peshk’.
Arritja e marrëveshjes ishte një arritje e tij personale, jopolitike, sepse ishte në fund të fundit si shprehja franceze: Shpërrto atë që mundesh.
Ai shpëtoi atë që mundi, nuk hyri në histori si ai që bëri zgjedhje moniste, ç’ka do ishte damkosja më e madhe për të.
Ai në mënyrë të papritur mori kthesën dhe këtu ka një arritje personale, ai shpëtoi nga humnera ku po ecte me shpejtësi.
Në rast se politikisht fitoi udhëheqësi i revulucionit demokratik Lulzim Basha, personalisht fitoi Edi Rama i cili në momentin më të fundit vendosi të marrë një kthesë, se mori një karton të kuq, se s’mund të hynte në histori si ai që solli zgjedhjet moniste, se e kuptoi që kjo është e papranueshme në histori.”, deklaroi Berisha. (D.D/shuplaka)