Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ndau dëmshpërblimet për banorët e përmbytur në zonën e Fushë Krujës, por sipas Berishës këto dëmshpërblime ishin partiake.
Ish- kryeministri ka publikuar dy mesazhe të dërguara nga qytetarët dixhitalë siç i quan ai. Sipas njërit prej qytetarëve, paratë u janë dhënë atyre që rrinë në katet e treta të pallateve dhe jo atyre që me të vërtetë janë dëmtuar.
“o sali berisha dum me bo nje denancim jemi banort e lagjes bakushe visha fushe kruj, sot edi rama ndau paret per permbytjet por lagja jon qe esht permbyt 5 her nuk i dhan gjo u ndan leket njerzve qe rrin neper pallate neper kate treta”, shkruan qytetari.
Ndërsa sipas qytetarit tjetër, lekët i kanë marrë komunistët e vjetër.
“Z Sali sot pashe kryeministrin qe po shperndante familjareve te permbyterve ne fushe Kruje me beri pershtypje se atyreve qe ju dha panokartat ishin 3 komuniste te vjeter I pari ishte ish punonjes I komitetit te partise te rrethit Krujes te tjeret …..Te pakten njeri te ishte pa parti pres pergjigje”, përfundon qytetari. (D.D/Shuplaka)