Surreli eshte gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska!
Te dashur miq, Rama dizekujlibrohet si ordiner kur u pyet nga gazetari i ABC per sarajet e tij ne Surrel me 57 m gjatesi themelesh, ndertuar me materiale nga me te kushtueshmet, vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 70 mije euro, çatia e sarajeve eshte xham stalit antiplumb, xhami me i kushtueshem qe ekziston.
Rama u trondit shume nga pyetja e gazetarit sepse ai ne vitin 2011 kishte te deklaruar si pasuri te tij gjithsejt 3000 euro, nderkohe qe sarajet tejkalojne cmimin 1.2 milione euro. Pet truallin dhe oborrin Rama ka deklaruar se e ka blere me 2 dollar le m2 nderkohe qe çmimi mesatar ne kohen e blerjes ne zone ka qene mbi 30 dollare. Keshtu gazetari Indrit Maraku e nisi pyetjen e tij nga rrëfimi që Rama bëri për shtëpinë e tij mbrëmjen e shkuar në emisionin Opinion. Por sapo i përmendi shtëpinë, Rama u përgjigj me agresivitet.
Rama: Pse cfarë ka shtëpia ime? E keni treguar shpeshherë dhe keni shpifur.
Gazetari: Na e tregoni dhe ne japim të vërtetën.
Rama: Shtëpinë e kam për miqtë dhe ju nuk jeni miqtë e mi. Ju keni sjellje jokorrekte, të qëllimshme, negative për të manpuluar opinionin publik. Nuk kam dashur t’u përgjigjem këtyre iditotësive Shtëpia ime është shumë më modeste e shumëve prej atyre që bëjnë opinionistin në Shqipëri. Por ka mur të madh, sepse unë jam i gjatë.
Siç e shifni te dashur miq, sarajet e Surrelit jane gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska! Ketu keni videon e reagimit te Rames ndaj gazetarit! sb (A.R/SHUPLAKA)