05:01 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha përfshin në listën e premtimeve elektorale edhe rihapjen e TikTok-ut: Rama s’është konsultuar me askënd!

12:33 | 23/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha përfshin në listën e premtimeve elektorale edhe rihapjen e TikTok-ut: Rama s’është konsultuar me askënd!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfishirë në listën e premtimeve elektorale edhe hapjen e rrjetit social TikTok, i cili pas një vendimi të qeverisë do të mbyllet në territorin e Shqipërisë pas disa javësh.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk është këshilluar me askënd, duke u shprehur se mendimi duhej t’i merrej të rinjve dhe jo prindërve, pasi janë ata që e përdorin rrjetin sociale.

Por, kreu i PD-së u zotua se hapi i  parë pas zgjedhjeve të 11 Majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTok.

“Nuk është këshilluar fare, prindërit nuk e përdorin. Tik Tok është pasioni i të rinjve.

Garantoj të rinjtë që hapi parë pas zgjedhjeve të 11 Majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTok dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues. Sepse po shkel Kushtetutën”, tha ai.

Deklarata e Berishës:

Çështja e dytë që unë do të sillja këtu në emër të PD është një çështje themelore, që ka të bëjë me lirinë e fjalës.

Çdo censor, i çdo natyre qoftë, ai është një xhelat i fjalës së lirë.

Edi Rama, njëlloj sikundër i ati, vari në vitin 1988, poetin disident Havzi Nela për vargjet e tij, Edi Rama vendosi të dënojë me vdekje TikTokun.

Dhe narkodiktatori shpalli këtë vendim se e bazonte në 1300 konsultime, lexoni 1300 mashtrime, në takime me 63 mijë prindër, lexoni me 63 mijë trillime.

U rikthye tek metodat më banale të etërve të tij, Enver Hoxha dhe Kristaq Rama, përdori pretekste absurde pa asnjë lidhje me vrasjen e të ndjerit Martin Cani në shkollën Fan Noli.

Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Tëitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën.

TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.

Rrugaçëria në TikTok penetrohet nga të tjerë që i indukton Edi Rama me sjelljet e tij të kryebullistit të vendit.

Në qoftë se bullizmi është një fenomen problematik dhe i dënueshëm, kryebullisti dhe kryemizogeni i vendit është Edi Rama.

Por informoj se ky akt prej xhelati të fjalës së lirë, sikur të ishte i biri i Sadam Hyseinit apo vëlla i Asadit, ka një arsye strikt karrigen dhe pushtetin e tij.

Sepse në qoftë se manipulon gjerësisht mediat, manipulon gjerësisht sondazhet dhe pollet, nuk manipulon dot TikTokun dhe rrjetet e tjera sociale.

Ndaj dhe ai ka shprehur në mbledhjet e brendshme shqetësimin e madh për dominimin e opozitës në këto rrjet.

Tani unë u sjell ju këtu të dhënat e fundit mbi raportet e PD dhe partisë së krimit me TikTokun.

Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet.

Ja ku e keni. Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën.

Pas

SPAK pranon propozimin e GJKKO, rikualifikohet akuza! Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kriminal

Para

GJKKO kërkoi ashpërsim të akuzave për Ilir Beqajn, Berisha: Është meritë e një opozite që s’do të ndalojë kurrë

Para
Berisha përfshin në listën e premtimeve elektorale edhe rihapjen e TikTok-ut: Rama s’është konsultuar me askënd!

GJKKO kërkoi ashpërsim të akuzave për Ilir Beqajn, Berisha: Është meritë e një opozite që s’do të ndalojë kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.