Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar 27 vjetorin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të viteve ’90, kur rinia shqiptare e përqendruar në Tiranë, mësynë në ambasadat e huaja për herë të parë, duke i dhënë kështu tronditjen e parë regjimit komunist, deri në shembjen e plotë të tij në dhjetor të 1990-ës.
Mësymjen e të rinjve në ambasada, duke filluar nga ajo gjermane, Berisha e cilëson si shembjen e murit të Berlinit në Tiranë.
“Nje nderim te madh te rinjve, qe 27 vite me pare rrezuan murin e Berlinit ne Tirane!
Miq, 27 vjet me pare, rinia e Tiranes, ne nje perballje me guxim te jashtezakonshem me diktaturen komuniste me te eger te kohes ne Europe, rrezoi Murin e Berlinit ne Tirane. Mijra e mijra te rinj e te reja u versulen dhe mbushen oborrin dhe seline e ambasades Gjermane dhe ambasadave te tjera. Ata me kurajo dhe e trimeri gjunjezuan rregjimin komunist te Ramiz Alise por intelektualet dhe qytetaret e Tiranes nuk arriten ti mbeshtesnin me nje proteste te fuqishme qytetare per te rrezuar ato dite rregjimin komunist.
Megjithekete, akti i tyre do te ishte preludi i revolucionit demokratik te dhjetorit 1990, qe do te sillte pluralizmin politik ne Shqiperi.
Ndaj dhe sot te dashur miq, le te shprehim nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre te rinjve dhe te rejave, qe me 2 korrik te vitit 1990 rrezuan murin e Berlinit ne Tirane!”, shkruan Berisha. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2319″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]